Lajmi i madh: Barcelona mund ta mbajë Rej Manajn!

I ka kushtuar gjithsej 400 000 euro, një shifër qesharake për këtë klub të madh, edhe pse mbetet në krizë financiare. Barcelona po mendon që ta mbajë Rej Manajn për sezonin e ardhshëm, të paktën siç informon “El Mundo Deportivo”, ndonëse për këtë do të duhet të bindet së pari trajneri Ksavi Hernandez. Kjo mund të ndodhë në fazën përgatitore, me teknikun që do ta shohë për herë të parë sulmuesin 23-vjeçar shqiptar në aksion me “blaugranët”. Mediat shkruajnë se Specia nuk e paguan dot klauzolën 2.7 milionë euro për blerjen e kartonit, dhe ndonëse ka bisedime në Spanjë dhe në Itali, sërish ekziston varianti për një Manaj “katalanas”. Kjo sepse nga ekipi mund të ikin Dembele apo Depai, si dhe Luk De Jongu, ndërsa për futbollistin kuqezi Barça ka paguar vetëm 700 000 euro kur e mori nga Albasete, dhe 300 000 euro i ka fituar nga Specia. Vjet, ai ishte shënusi më i mirë në fazën përgatitore me 4 gola. Vetë Manaj ka dëshirë ta provojë vetën nëse mund t’ia dalë në këto nivele.

Sfidanti.al