Ky Inter ngopet shpejt, titulli nuk fitohet kështu!

Barazimi në Gjenovë ndaj Sampdorias ishte i tillë që i bëri analistët dhe mediat që të mendonin se ekipi zikaltër nuk e ka vullnetin e duhur. “La Gazeta delo Sporti” shkruajti se rezultati 0-0 në “Marasi” tregoi nervozizmin, problemet e karakterit dhe faktin që sulmi mbetet thatë herë pas here. Tashmë, diferenca me Napolin është prej rekordi, ndërsa vendi në Champions gjithmonë i rrezikuar duke qenë se Milani, Atalanta, Roma dhe Lacio nuk janë aspak larg. Padyshim që tifozët janë të pakënaqur me trajnerin Inzagi, pasi trofetë e kupave nuk mjaftojnë, ndërsa në Champions nuk dihet sesa mund të ecet para.

Sfidanti.al