Ky Bajerni sikur po tallet me Manenë, i ofron Liverpulit 40 milionë euro!

Më përpara, në tryezë u vendosën 30 milionë euro, dhe përgjigja nga Anglia ishte një “Jo” e vendosur. Tek Bajerni nuk u dekurajuan aspak dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka vendosur ta provojë sërish fatin e tij për Sadio Manenë. “Ne ofrojmë 40 milionë euro”, – thotë drejtuesi bavarez, të paktën siç raportojnë mediat angleze. Me gjasë, Liverpuli do ta hedhë poshtë edhe këtë shumë sepse në “Anfild” duan nga 48 deri në 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Senegalit. Besohet, edhe Bajerni e di këtë sepse ka kërkuar 50 milionë euro nga Barcelona për Robert Levandovskin, dhe parimi është “më dhe, të dhashë, jemi të lartë”. Duket se është thjesht çështje kohe se kur do të arrihet kjo shifër.

Sfidanti.al