Krenaria e Marko Rosit: Hungaria do mbajë 1 minutë zi për mua

Nuk është ende shumë i vjetër që ta mendojë vdekjen, por gjithsesi trajneri italian e përdor si batutë. Ai i kishte premtuar presidentit dhe kryeministrit hungarez se do të linte shenjën e tij në kombëtaren e vendit të tyre dhe mendon se e ka bërë këtë gjë. “Në këtë moment, besoj se ia kam dalë, – tha Marko Rosi, trajneri italian i Hungarisë pas fitores 4-0 ndaj Anglisë, – kur të vdes jam i sigurt se në stadiumet e këtij vendi do të mbahet një minutë zi për mua. Kjo është një arritje e madhe personale dhe si ekip”. Rosi e drejtoi skuadrën hungareze në finalet e Kampionatit Europian, ndërsa tani skuadra e tij po udhëheq “grupin e vdekjes” ku ndodhen Italia, Anglia dhe Gjermania.

Sfidanti.al