Reali i Madridit dhe Liverpuli mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi në një të ardhme të afërt. Në fakt, trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, është tifoz i madh i lojës së mesfushorit ofensiv të Realit të Madridit, Marko Asensio, por që t’i sigurojë shërbimet e tij, Liverpuli duhet të paguajë 95 milionë euro, shuma që klubi “mbretëror” kërkon që ta lejë të lirë këtë futbollist të talentuar spanjoll që, sifoqoftë, nuk është në formacionin e parë të Realit.
Megjithatë, ka edhe një variant tjetër, sipas të cilit klubi madridas synon të marrë Sadio Manen në shkëmbim të Asensios.
Sidoqoftë, një shkëmbim i tillë duket si i parealizueshëm, por jo i pamundur, kur në lojë futet presidenti i Realit, Florentino Perez,
Asensio është 23 vjeç dhe mbas vetes la një sezon, gjatë të cilit ai luajti mënyrë jokonstante. Konkurenca e madhe në ekipin e Zinedin Zidanes mund ta detyrojë këtë futbollist të ri spanjoll që të kërkojë më shumë minutazh loje në ndonjë ekip tjetër dhe Liverpuli është një opsion mjaft i pranueshëm.
Sfidanti.al