Një propozim imoral, ish arbitrja Colombo rebelohet, bën denoncim

Fernanda Colombo fitoi shumë famë përpara botërorit të Rusisë pasi u fol se braziliania mund të ishte arbitrja e parë femër që do të gjykonte një ndeshje të këtij evenimenti. Lajmi në fund rezultoi i rremë, por arbitrja mbeti në faqet e para të gazetave dicka që i solli jo pak probleme

Dhe ‘fajin’ për këtë e ka fiziku i saj, pasi Colombo u konsiderua si arbitrja më joshëse dhe kjo ka bërë që disa persona me mendje ‘të sëmurë’ të bënë komente denigruese në drejtim të femrave. Fernanda Colombo ka bërë një denoncim për një propozim që i bënë në Instagram teksa i kërkuan të jetë ‘Zonja e kontakteve’.

‘Së fundmi mora këtë propozim imoral që më bënë të ndihem si një plehrë-tha Fernanda Colombo-ajo që dua të bëj është të punoj në botën e futbollit dhe gazetarisë që janë pasioni im dhe që të gjithë të respektojnë rrugën që kam zgjedhur në jetën time’

E tërhequr nga bota e arbitrimit, Kolombo tani bën rolin e opinionistes në programet e televizioneve braziliane duke fituar respektin e njerëzve që e vlerësojnë më shumë për njohuritë e saj për futbollin sesa për pamjen fizike të saj.

sfidanti.al