Celsi i kthen Higuain, Juventusit; nuk e blen kartonin e futbollistit

Aventura e Gonzalo Higuain te Celsi u mbyll përfundimisht. ‘Blutë’ e Londrës vendosën që të mos e ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit argjentinas që e kishin marrë me huazim dhe të kthejnë Higuainin te Juventusi.

‘Geri Kehill, Gonzalo Higuain, Robert Grin, Eduardo dhe Kajl Skot u larguan nga Celsi pas mbylljes së kontratave të tyre në 30 qershor dhe ne duam t’u urojmë atyre më të mirën-lexohet në komunikatën për shtyp të klubit londinez.
Rendimenti i Gonzalo Higuain që kaloi te Celsi në merkaton e janarit nga Milani, nuk ishte ai që pritej nga londinezët. Sulmuesi argjentinas luajti 18 ndeshje me fanelën e ‘Bluve’ duke shënuar 5 gola. Ai largohet, por me një trofe të fituar, Europa League.

Ajo që të habit në këtë cështje është që Celsi vendosi të mos e aplikojë të drejtën e blerjes së kartonit të Higuain përpara hyrjes në fuqi të dënimit që FIFA i ka dhënë Celsit me bllokim të merkatos në dy sesionet e radhës së saj. Tani mbetet të shohim se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Gonzalo Higuain te Juventusi ku do të takohet sërish me Mauricio Sarrin me të cilin ka punuar edhe te Napoli e pikërisht Celsi.

sfidanti.al