Trajneri ka qenë ithtar i filozofisë së Krujfit dhe Guardiolës, të futbollit total dhe “tiki takës”, por gjithsesi i ka shtuar këtyre ideve diçka krejt origjinale dhe të vetën. Ndërsa ka trashëguar një Barcelonë që më mirë vdes sesa të bëjë kompromis me stilin e saj, Ksavi Hernandez ka vendosur ta shkelë këtë traditë. Ndeshja e fituar 1-0 në “Bernabeu” ndaj Realit në Kupë e tregoi më së miri, aq sa mediat madrilene shkruajtën se “Barça parkoi autobusin”. Mbrojtje me shumë lojtarë, sulme dhe kundërsulme të rralla, sakrificë kolektive, shumë më pak zotërim topi sesa Reali (vetëm 35%), diçka që nuk ishte menduar kurrë, por me 2 gjuajtje në kuadrat (dhe një gol) në 4 gjuajtje gjithsej, ndërsa Madridi pati 14 tentativa, por asnjë brenda shtyllave të Ter Shtegenit.
Sfidanti.al