Kritikat kanë qenë të shumta për presidentin e “qeverisë botërore” të topkëmbës, Xhani Infantinon. Kjo, pasi u mor vesh se FIFA kishte emëruar modelen braziliane, Adriana Lima, si ambasadore për Kupën e Botës të femrave që do të mbahet këtë vit. Sipas kritikëve, FIFA dhe Infantino janë jashtë kontaktit me realitetin, ndërsa futbolli i femrave ka yje dhe ish-yje që mund ta bëjnë shumë mirë këtë punë. Po ashtu, vihet në diskutim nëse Lima përfaqëson personin e duhur për të ndihmuar në përhapjen e futbollit të femrave.
Sfidanti.al