Bajerni mund të mos ketë mëshirë për Sanenë dhe Gnabrinë!

Dy talente të shkëlqyer, dy lojtarë që priteshin të shkëlqenin dhe të ishin e ardhmja e bavarezëve, siç kanë qenë dikur Riberi dhe Roben. Gjithsesi, Leroi Sane dhe Serzh Gnabri nuk duken në këto nivele, dhe jo sepse u mungon potenciali, u mungon cilësia, por ja që vazhdimësia nuk ekziston. Mediat në Mynih shkruajnë se Bajerni po mendon për “t’u dhënë duart” dy yjeve të krahut, dy lojtarëve sulmues, mbi të cilët ishin vendosur shpresa të mëdha. “Nëse forma e tyre nuk ndryshon, nuk përmirësohet, e ardhmja e tyre tek Bajerni nuk është aspak e sigurt”, – shkruajnë mediat.

Sfidanti.al