NBA, Miluoki e Bostoni vazhdojnë luftën për kreun në Lindje!

Sa i përket favoritëve, Miluoki i shtoi fitoren e 16-të radhazi serisë së tij rekord në këtë sezon të rregullt të basketbollit amerikan, duke mundur Orlandon me rezultatin 139-117. Edhe një herë protagonist Janis Atentokoumpo me 31 pikë dhe vetëm 4 gjujtje të gabuara nga fusha. Baks vazhdojnë të kryesojnë renditjen e Konferencës së Lindjes. Qëndron në pritje për të rimarrë vendin e parë qëndron Boston, që u kthye te fitorja duke kaluar Klivlend me shifrat 117-113. Kur Sëlltiks fitojnë do të thotë që Xhejzon Tatum është në formë të mirë dhe kjo konfirmohet nga dy shifrat dopjo të tij 41 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë. Te fitorja është kthyer edhe Los Anxheles Lejkërs. Sërish pa LeBron Xhejms, skuadra kaliforniane mundi 117-123 Oklahomën. Shrëder ishte njeriu i suksesit për Lejkërs, me basketbollistin gjerman që shënoi 26 pikë në këtë ndeshje. Në sfidat e tjera të mbrëmjes së fundit në NBA, fitore të rëndësishme siguruan Nju Jork Niks, Memfis, Nju Orlins dhe Çikago Bulls.

Sfidanti.al