Kulushevski, Gosens dhe Xheko, kështu nis Juvja e re e Pirlos!

E ardhmja e Paulo Dibalës është në dyshim, dhe në aspektin sportiv kjo nuk ka sens, por gjithsesi “Zonja e Vjetër” mendon se do të ketë një skuadër shumë të fortë për sezonin që vjen. Andrea Pirlo, trajneri i ri, dëshiron ta nisë projektin me Kristiano Ronaldon sërish në qendër, por edhe me lojtarë të tjerë si Dejan Kulushevski që i bashkohet ekipit, po ashtu si braziliani Artur Melo i Barcelonës, dhe me gjasë mbrojtësi i majtë, Robin Gosens i Atalantës. Me ta duhet të jetë edhe Edin Xheko i Romës, synimi i parë i Pirlos për sulmin, edhe pse në Angli flasin për interesim për Lakazetin e Arsenalit dhe Raul Himenezin e Uolvesit. Problem është Gonzalo Higuain që nuk dëshiron të largohet, ndërsa koha e Kedirës në Torino tashmë ka marrë fund. Pirlo mund të luajë me skemën 3-5-2, ose atë që preferon më shumë, 4-3-3, ndërsa synimi është titulli i 10-të radhazi, si dhe triumfi që është kthyer në mirazh, Championsi.

Sfidanti.al