I merr të dashurën dhe e tall, Nejmar mund të fitosh Championsin, jo respektin!

Do të mbetet përherë një njeri i padashur nga tifozët, edhe pse prej vitesh ka qenë një prej 3 futbollistëve më të mirë të botës, dhe për momentin mund të quhet edhe më i miri. Nejmar shkaktoi sërish një zhgënjim të madh për publikun me historinë e fundit “rozë”. i ka marrë të dashurën këngëtarit kolumbian Maluma, me të cilin ka dalë edhe në foto si miq, dhe pastaj vendosi që të tallet me të publikisht, pasi ai vetë dhe skuadra e Paris SG këndoi një nga këngët e Malumës, pas fitores ndaj Lajpcigut në Champions, këngën me titull “Hauai”. Nuk është edhe aq problemi i afrimit të Nejmarit me modelen (me çfarë femrash të tjera mund të afrohet?) Natalia Baruliç, pasi kjo gjë i ndodh shumëkujt në botën e sportit dhe të artit, por mënyra sesi braziliani sillet publikisht. Për këtë arsye, ai nuk do ta fitojë dot dashurinë dhe respektin e tifozëve, siç nuk e bëri dot tek Santosi, Barcelona dhe Paris SG.

Sfidanti.al