Disfata me Bajernin prishi punë, dhe gabime nuk mund të bëhen. Ky është motivi i Barcelonës për sfidën e sotme ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Ksavi Hernandez e ka shumë të qartë. “Ndeshja është ndaj një rivali të vështirë, – thotë tekniku katalanas, – luajnë ndryshe nga skuadrat e tjera. Duhet të mos i lejojmë që të bëjnë presion”. Kasvi kujton vitin 2010, kur Barcelona e tij u ndesh me Interin e Murinjos, dhe u eliminua. “Ndodhi shpërthimi i vullkanit dhe u detyruam të udhëtonim me autobus, – tha ai, – nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu. Ndeshja ishte e vështirë dhe pse kaluam në avantazh dhe Interi fitoi 3-1. Në shtëpi fituam, por jo sa për të shkuar në finale”.
Sfidanti.al