Ksavi ia shkel syrin Barcelonës: Dua që të kthehem në shtëpi!

Në përfundim të ndeshjes së barazuar 3-3 ndaj Al Duhailit në kampionat, trajneri e tregoi qartë atë që mendon dhe që dëshiron, ndërsa i dha dorën lojtarëve të tij një e nga një. Ksavi Hernandez me gjasë nuk do të jetë më teknik i Al Sadit në Katar, ndërsa Barcelona e pret me krahët hapur. “Gjithçka varet nga bisedimet mes dy klubeve, – u shpreh Ksavi më pas, – ata duhet të arrijnë një akord. Barça ka ardhur që të bisedojë, por le të presim nëse do të arrihet marrëveshja. Me të vërtetë që dua që të kthehem në shtëpi. Shpresoj që kjo të ndodhë. Unë kam një kontratë dhe varet nga bisedimet, por ata e dinë mendimin tim”. Ksavi nuk pritet të jetë në stol për katalanasit këtë fundjavë ndaj Seltës në La Liga, por ndoshta në 20 nëntor në derbin ndaj Espanjolit, ndërsa si lojtar fitoi 8 tituj dhe 4 Champions.

Sfidanti.al