Legjenda bavareze nuk mund të flasë rëndë, dhe shumë rrallë e ka bërë. Në këtë drejtim, Karl-Hajnc Rumenige është i ndryshëm nga një Uli Hënes, më shumë elegant dhe diplomat, dhe kështu bëri edhe në analizën për sezonin e Bajernit të Mynihut. Ish-shefi ekzekutiv, dhe ish-ylli i sulmit, deklaroi se gota është e mbushur përgjysmë pas vitit të parë me trajnerin Julian Nagelsman. “Deri në dhjetori, Nagelsmani bëri një punë të shkëlqyer deri në dhjetor, – tha “Kalle”, – në pjesën e dytë të sezonit pati nja dy vendime taktike që unë mendoj se mund të diskutohen. Gjithsesi, ai është një trajner mjaft i mirë dhe interesant, e unë shpresoj që të qendrojë sa më gjatë tek Bajerni, kjo sepse kur ka vazhdimësi me trajnerët tek Bajerni, ka edhe sukses. Ndonjëherë, titulli në Bundesligë nuk mjafton tek Bajerni, dhe shpresa është të paktën për gjysmëfinalet e Championsit. Ishte një zhgënjim, por duhet ta provojmë vitin që vjen. Duhet t’i japim kohë trajnerin”.
Sfidanti.al