Asnjë skuadër tjetër në Angli nuk ka qenë në Divizionin e Parë dhe tani në Premier Ligë më shumë sesa blutë e Liverpulit. Evertoni është një klub dhe një skuadër e madhe në ishull, me histori 144-vjeçare, shumë më të vjetër sesa të kuqtë e Liverpulit, dhe që kanë 66 vjet radhazi në elitë. Vetë Arsenali ka më shumë vite radhazi (96), ndërsa për titujt kampion, Blutë nga Merseji vijnë menjëherë pas Mançester Junajtidit (20), Liverpulit (19) dhe Arsenalit (13), duke pasur 9 të tillë. Gjithsesi, kjo histori e madhe është në prag të ndryshimit, pasi evertonasit janë duke zbritur në kategorinë e dytë, aty ku kanë qenë vetëm 4 herë në jetën e tyre. Trajneri Frenk Lampard ka ende besim pasi thotë se ekipi i tij ka edhe 6 ndeshje ndaj 5 të Bërnlit dhe do t’i marrë pikët që i duhen.
Sfidanti.al