Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Xhanluixhi Bufon janë përzgjedhur nga UEFA si kandidatët për çmimin e lojtarit të vitit në Europë. Parashikimet japin si favorit pikërisht Ronaldon, i cili u shpall kampion në Spanjë dhe fitoi Championsin, ndërsa çmimi do të jepet në 24 gusht, në një mbrëmje ceremoniale që do të mbahet në Montekarlo. Fituesi do të përcaktohet nga vota e 54 gazetarëve sportivë, nga një në secilin vend të Europës, dhe duket se dominimi i Spanjës do të vazhdojë. Nga gjashtë çmimet që nga krijimi në 2011, pesë janë fituar nga futbollistë që luajnë në ligën spanjolle, me Mesin e Ronaldon nga dy herë dhe Iniestën një, ndërsa i vetmi jashtë kufijve iberikë ishte Frank Riberi për Bajernin në 2013.
Sfidanti.al