Edhe trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, i komentoi zërat e përhapur se Nejmari do të largohet nga Barcelona në drejtim të PSZH-së. Trajneri gjerman në konferencën e shtypit, para një ndeshjeje miqësore të Liverpulit, midis të tjerave, foli edhe edhe për transferimin potencial të Nejmarit nga Barcelona te PSZH-ja për shumën e jashtëzakonshme prej 222 milionë eurosh, aq sa përmban klauzola e tij e shitjes, duke theksuar se, nëseky transferim do të realizohet, atëherë, shumë gjëra ose gjithçka do të ndryshojë.
“Nëse largimi i Nejmarit nga Barcelona te PSZH-ja nuk është vetëm një zë, atëherë, nuk di se çfarë të them… Do të kemi të bëjmë me një nivel tjetër që nuk do të ketë lidhje me planetin tonë! Me të vërtetë, për të do të paguhen 222 milionë euro? Mua, vetë, nuk më besohet se mund të ndodhë diçka e tillë. Por, nëse ndodh, atëherë, gjithçka do të ndryshojë”, tha Klopi.
Sfidanti.al