Monako akuzon klubet e mëdhenj: I shkelin rregullat më të dyja këmbet!

Monako, kampione e Francës, publikoi një komunikatë, ku i akuzon hapur disa nga “klubet më të mëdhenj” të botës se janë përpjekur që të kontaktojnë dhe të merren vesh me sulmuesin e saj 18-vjeçar, Kilian Mbape, pa marrë leje paraprake nga ky klub, duke i shkelur, kështu, me të dyja këmbët, rregullat e pranuar edhe nga këta klube. Në këto kushte, Monako kërkon nga FIFA dhe Liga e 1-rë franceze që të ndërrmarrin procedurat disiplinore përkatëse kundër klubeve të mëdhenj që, në një mënyrë të paligjshme, janë përpjekur që “ta grabisin”Mbapen!

Sidoqoftë, në FIFA thonë se, atje, nuk ka mbërritur ndonjë ankesë, ndërsa Bi-Bi-Si-ja vë në dukje se një nga klubet që përmendet në komunikatën e Monakos, është edhe Mançester Siti. Sidoqoftë, një nga klubet anglezë që ka qenë më interesuar për shërbimet e Mbapes, ka qenë Arsenali i Londrës, ofertën e të cilit prej 87 milionë sterlinash Monako e refuzoi, qershorin e kaluar. Tani, në shpesh raste, po përmendet transferimi eventual i Mbapes te Reali.

Sfidanti.al