Zidane i lodhur nga spekulimet: Mjaft me historine imagjinare te Ronaldos

Kristiano Ronaldo, muajt e fundit, ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes në historitë për largimin e tij nga Reali i Madirdit. Ronaldo, në fakt, u akuzua se ishte përpjekur të fshihte disa taksa që ai duhet të paguante për fitimet e tij të mëdha në Spanjë dhe kjo duket se ishte arsyeja kryesore që ai kërkoi të largohej nga klubi “mbretëror”. Rreth largimit eventual të Ronaldos ka muaj që flitet, ndërkohë që edhe reagimet e vetë atij (Ronaldos) lidhur me këtë çështje ishin të paqartë.

Sidoqoftë, me deklaratën që bëri, dje, duket se trajneri i Realit, Zidane,  iu vuri “vizën” spekulimeve: “Mjaft më. Mjaft më me këtë histori. Ronaldo është një nga ne, ai do të qëndrojëte Reali dhe kjo gjë mori fund! Ai është akoma me pushime, sepse e meriton. Presim që ai të bashkohet me neve gjatë fazës përgatitore dhe, me të vërtetë, dëshiroj që t’u jepet fund historive që ju (gazetarët) shkruani për largimin e tij”, tha Zidane.

Sfidanti.al