Në klauzolat që përmban akordi mes palëve, ekziston edhe një ku parashikohet që sulmuesi të luajë një vit më shumë për ekipin kampion të Francës. Kilian Mbape ka kontratë deri në 2024 në “Parkun e Princave”, ndërsa klauzola mund të bëjë që të jetë deri në 2025. Kjo, vetëm nëse palët dëshirojnë, dhe sipas mediave, Mbape nuk ka ndërmend që ta bëjë këtë gjë. Rrjedhojë është që PSG ose duhet ta transferojë këtë verë për të fituar një shumë të rëndësishme financiare, ose të rrezikojë që t’i largohet në 2024 me parametër zero.
Sfidanti.al