Ishte me lot në konferencën për shtyp, pasi e dinte se çfarë do të thoshte. Legjenda e Spanjës dhe e Barcelonës, Andres Iniesta, lajmëroi largimin e tij nga skuadra japoneze, Visel Kobe, 6 muaj para përfundimit të kontratës, dhe kjo sepse trajneri nuk e ka aktivizuar mjaftueshëm. Ylli i mesfushës ka qenë në terren vetëm tri herë këtë sezon. Gjithsesi, 39-vjeçari që ka fituar gjithçka me Barçën dhe kombëtaren spanjolle, deklaron se do ta vazhdojë karrierën.
Sfidanti.al