Mateus: Blerjet e Salihamixhiçit tek Bajerni nuk … kafshojnë!

Flasim për lojtarë jo edhe aq të parëndësishëm si Sadio Mane apo Çupo Moting, për të kaluar tek De Ligti, Tel, Gravenberh, Mazraui, Blind apo Kanselo, e deri tek portieri Zomer. Lotar Mateus, ish-kapiteni i Bajernit, thotë se politika e blerjeve nga bavarezët nuk ka qenë e suksesshme, dhe kuptohet fajtori kryesor është drejtori i departamentit, Hasan Salihamixhiç. “Do të kishte qenë ndryshe nëse do të ishte investuar tërësisht tek Halandi, – thotë Mateusi, – ne e lavdërojmë Brazon për emrat e sjellë, por këta nuk kanë “kafshim”, nuk kanë vullnetin e duhur, dhe identifikimin e duhur me Bajernin. Ata duhej të kishin luajtur ndryshe duke pasur të veshur këtë fanelë”.

Sfidanti.al