Inzagi: Fitore e merituar, tani për një finale të madhe në Champions

Për skuadrën bëhen 4 trofe në më pak se dy vjet, duke llogaritur titullin me Konten, dy Kupa të Italisë dhe Superkupën italiane. i tillë Interi, që shumicën e titujve këto kohë po i merr me trajnerin Simone Inzagi, që është kthyer në hero, pasi e kishin treguar me gisht si dështak. “Fiorentina na e bëri shumë të vështirë, por e merituam, – tha ai pas trofeut të Kupës së Italisë, – e nisëm keq, por u treguam të zotët. Duhet të mbledhim veten pasi kemi luajtur 20 ndeshje në dy muaj. Të luajmë në maksimum në Serinë A, dhe të bëjmë një finale të madhe në Champions”.

Sfidanti.al