“Shpresoj që të mos e teprojë me panetonen”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Juventusit, Maks Alegri, ndërsa u pyet për gatishmërinë e Federiko Kiezës për ndeshjen e 4 janarit në Serinë A. Me fillimin e vitit, rinis edhe kampionati dhe “Zonja e Vjetër” përtej problemeve me drejtësinë, synon të kualifikohet në Champions e pse jo të pretendojë titullin. Kieza e ka kaluar dëmtimin që ka penguar për muaj me radhë. Gjithsesi, tek Juvja vështirë që të kthehet kaq shpejt Dushan Vlahoviçi apo Pol Pogba. E sigurt është që kapiteni Bonuçi nuk do të jetë, ndërsa ka shpresa për lojtarë si Kuadrado, De Shilio, Aleks Sandro, Danilo, Bremer, Rabio, Di Maria dhe Paredes.
Sfidanti.al