Në Milano janë në hall pasi financat, siç dihet, nuk janë ato të kohëve më të mira. Të harrohet epoka e ish-presidentit Morati dhe e Zhoze Murinjos, pasi tani duhet menduar 7 herë para se të veprohet një herë. Interi është në rrezik për të humbur mbrojtësin e krahut, Damfris, pasi holandezin e kërkojnë gjigandët e Europës. Së fundmi, janë Çelsi dhe Mançester Junajtidi që po punojnë fort për Damfrisin, dhe mund të jepnin edhe 50 milionë euro. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, zikaltërit do të kërkonin Mazrauin nga Bajerni, ndonëse duket e dyshimtë nëse do të arrinin të bindnin bavarezët për marokenin, pavarësisht nga çmimi që do të ishin gati të paguanin.
Sfidanti.al