Lionel Mesi po fiton, gradualisht, statusin e perëndisë së futbollit, duke qenë se, nga ndeshja në ndeshje, ai po vendos kufi të rinj në sport që vështirë se do të mund të arrihen në të ardhmen. Ne ndeshjen e saj të fundit, Barcelona mundi 2-0 Espanjolin në Kupën e Mbretit, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të kësaj Kupe me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Mesi shënoi golin e dytë për ekipin e vet, ndërsa doli se ky gol ishte jubilar, i 4000-ti në “Kamp Nou”, qëkur ky stadium u kompletua më 1957.
Është interesant fakti se nga numri i përgjithshëm i lartpërmendur i golave që ka shënuar Barça, 410 janë shënuar për meritë të asit argjentinas, Mesi. Qëkur ai ka debutuar në ekipin e parë, më 2004, Mesi ka shënuar 308 gola dhe ka dhënë 102 pasime golash në “Kamp Nou” që do të thotë më shumë se 10 për qind të numrit të përgjithshëm të golave të shënuar nga ekipi katalonjas në stadiumin e mësipërm legjendar, gjatë pak më shumë se 60 viteve.
Sfidanti.al