Bajer Leverkusen ka mundësi të vendosë një rekord të ri të klubit në Bundesligë. Skuadra e trajnerit Hajko Herrlih do të synojë të shënojë gol sot ndaj Maincit, dhe kështu do të arrinte ndeshjen e 25-të radhazi që realizon të paktën një rrjetë në kampionat. Në një sezon të mirë, edhe pse jo të jashtëzakonshëm, Leverkuseni po përpiqet të arrijë objektiva të rëndësishëm dhe ky rekord do të ndikontë shumë edhe në anën psikologjike.
Leverkuseni ka 31 pikë dhe ka shënuar 39 gola në 19 ndeshje, më shumë rrjeta në këtë kampionat me përjashtim të Bajernit dhe Dortmundit. Klubi i mbiquajtur “i aspirinave” ndodhet në në vendin e 6-të në tabelë, vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, pra mund të synojë fare mirë kualifikimin për në Champions.
Ekipi i ish-sulmuesit të njohur Herrlih, ka edhe sot lojtarë shumë të mirë ofensivë si Foland, Kisling, Pohjanpalo, Bejli, Brant apo Alario, ndërsa aty luan edhe shqiptari i Zvicrës, Admir Mehmedi.
Sfidanti.al