Ronaldo hap zemrën, jo këmbët : “E dua Realin, Madridin dhe Spanjën”!

Kristiano Ronaldo ka 10 vite që luan me Realin e Madridit, një klub, me të cilin ai ka arritur suksese të jashtëzakonshme, por, sidoqoftë, gjatë këtyre kohëve të fundit, ka pasur mjaft zëra se ai do që të largohet nga ky mjedis. Thuhet se presidenti i klubit, Florentino Perez, synon që ta zëvendësojë futbollistin portugez me një yll të ri dhe si opsion nr.1 përmendet Nejmari. Sidoqoftë, në të gjithë situatën e krijuar, peshë të madhe ka edhe fjala e vetë Ronaldos që vuri në dukje hapur dhe publikisht se dëshiron që, edhe më tej, të mbajë veshur bluzën e klubit gjigant madridas.

“Sigurisht, që dua të qëndroj këtu, unë jetoj në këtë qytet që nga viti 2009, i dua njerëzit këtu. Unë e dua Realin, e dua Madridin, e dua Spanjën. Ndërkohë, ja ku është Portugalia, mund t’i hip makinës dhe të shkoj atje”, tha Kristiano Ronaldo.

Sfidanti.al