Antuan Grizman shënoi katër herë, diçka që nuk i ndodhte prej kohësh. Menjëherë pas suksesit të madh, në fitoren 4-0 të Atletikos ndaj Leganjesit, sulmuesi francez deklaroi se shpreson që ta ketë sërish dashurinë e publikut, që e ka marrë zët këtë sezon. i pëlqyer ose jo, titullari i kombëtares së Francës, ka qenë vendimtar këto kohë për ekipin e Diego Pablo Simeones.
Shtatë gola ka shënuar ai në dy takime dhe Atletiko është momentalisht 4 pikë prapa Barcelonës, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e saj. Paradoksalisht, Grizman kishte realizuar vetëm 4 herë në 24 ndeshje të mëparshme të La Ligës, ndërsa në vetëm dy, arriti në 7 rrjeta. Në takimin e kaluar, tundi 3 herë rrjetën e Seviljes në fitoren 5-2 të Atletikos në “Sançez Pizhuan”
Në fundjavë dhe pikërisht të dielën, në orën 16:15, do të luhet kryendeshja në “Kamp Nou”, Barcelona-Atletiko, përballje që mund të vendosë jo pak për titullin. Më herët, pikërisht sot, Barça do të luajë në fushën e Las Palmasit, dhe mund të rivendosë diferencën prej 7 pikësh me rivalin më të afërt.
Sfidanti.al