Tre vite pezullim dhe 100 000 euro gjobë për pronarin e PAOK-ut

Më në fund, u mor vendimi për PAOK-un dhe pronarin e tij, Ivan Savidis, që me revole në brez hyri në fushë në ndeshjen mes ekipit të tij dhe AEK-ut, duke kërcënuar gjyqtarin. Federata greke e futbollit mori vendimin për pezullimin tre vite dhe për vënien e një gjobe prej 100 000 eurosh pronarit grek me origjinë nga Rusia, Savidis, që do të thotë se gjatë tre viteve të ardhshëm ai nuk do të mund të ndjekë ndeshjet e ekipit të vet.

Krahas Savidisit, ashtu sikurse edhe pritej, u dënua edhe klubi i PAOK-ut, të cilit iu hoqën tri pikë, ndërkohë që sezonin e ardhshëm të kampionatit grek ai do ta fillojë me minus 2 pikë. Ndërkohë ndeshja, gjatë të cilit u shkaktua incidenti në fjalë, u regjistrua zyrtarisht 3-0 në favor të AEK-ut të Athinës.

Sfidanti.al