Kaos në Spanjë, zhvillimi i ndeshjes Barcelona-Inter në dyshim

Barcelona do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Champions League këtë mesjavë. Për sfidën që është programuar të luhet në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona), kanë dalë në horizont problemet e para. Ndërprerja e energjisë elektrike ka sjellë kaos të madh në Spanjë dhe për këtë arsye, zhvillimi i këtij takimi është në dyshim. E thënë më ndryshme, udhëtimi i klubit italian drejt Katalonjës mund të komplikohet. Të reja të rëndësishme priten në vijim, për të sqaruar situatën.

sfidanti.al