Kampioni qesharak MekGregor, foto duke lexuar gazetën mbrapsht

Konor MekGregor ka publikuar një fotografi në Instagram, por më pas është bërë objekt talljesh nga ndjekësit e tij, për shkak të një veprimi qesharak. Kampioni i disiplinës miks në arte marciale ka pozuar si rastësisht, duke lexuar një gazetë, gjatë fluturimit me një avion privat.

Por për fatin e tij të keq, kampionit të madh i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Të qeshurat në rrjetet sociale pas fotografisë së publikuar e kanë një arsye: Gazeta që mban në dorë MekGregor është mbrapsht. Duket qartë, që sportisti irlandez është i aftë të dhurojë spektakël, vetëm në territorin e kufizuar brenda ringut.