Një vendim absurd vjen nga Brazili. Drejtësia sportive ka dënuar ekipin e Çapekoense me një gjobë prej 30 mijë euro, si dhe dy pikë ndëshkim në klasifikim, pasi nuk është paraqitur në ndeshjen e fundit të kampionatit “Brasilerao”. I njëjti ndëshkim është dhënë edhe për kundërshtarët e Atletiko Mineiro.
Pas tragjedisë ajrore në Kolumbi, që u mori jetën 19 futbollistëve, të dy klubet kishin bërë të ditur se do të hiqnin dorë nga zhvillimi i ndeshjes së fundit të kampionatit. Federata Braziliane ka vendosur të zbatojë rregulloren, ndërsa në rrjetet sociale kanë mbërritur me mijëra protesta për këtë vendim.
Ndëshkimi është i pavlerë, pasi nuk ndikon aspak në rezultatet e të dy klubeve në kampionat. Atletiko Mineiro ishte e kualifikuar për në fazën e parë të Kupës Libertadores, ashtu si edhe Çape, që u shpall fituese e Kupës së Amerikës së Jugut, pavarësisht tragjedisë.
Sfidanti.al