Sara Tomasi është kthyer edhe një herë të flasë për veten e saj dhe për futbollin. Vajza e njohur shougirl, me origjinë nga Umbria, ka qënë protagoniste në kronikat e kaluara për lidhjen e saj me Ronaldinjon, në kohën kur ishte protagonist në Serinë A me fanelën e Milanit. Pas skandaleve në vitet e fundit, ish-konkurrentja e emisionit “ishulli i të famshmëve” ka ndryshuar stilin e jetës, duke u kthyer të jetojë në Ternin saj, nga ku kultivon një pasion të madh për futbollin.
“ Në këtë periudhë jam duke iu dedikuar futbollit ( është drejtuese e ekipit Marruvium, skuadër në kategorinë e dytë) dhe ëndërroj që të jem trajnere në një ekip të futbollit për femra”. Kërkon një kthesë profesionale e bukura Sara..