Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Rene.
Aktualisht, futbollisti nga Kamenica po vazhdon të ketë problem të mëdha, kryesisht prej tifozëve, të cilët vazhdojnë të mos e suportojnë faktin që ka pranuar të luajë për rivalët lokalë të Nantës, që për ta janë historikisht armiq të patolerueshëm. Në fakt, Lenjani kaloi një periudhë të mirë, për sa kohë ishte i huazuar në Nanta dhe tani skuadra verdhegjelbër dëshiron sërish transferimin e tij.
Mediat franceze kanë shkruar, se skuadra që po kalon në krizë rezultatesh e kërkon me këmbëngulje futbollistin e përfaqësueses tonë, ndërkohë që edhe për tifozët e ekipit të drejtuar nga portugezi Serxhio Konseisa, kthimi i Lenjanit shihet si një zgjidhje e problemeve për ekipin francez. Sidoqoftë, largimi i Lenjanit nga Rene mund të bëhet, vetëm nëse Nanta ofron mbi 500 mijë euro për kartonin. Ndërkohë që transferimi i shpejtë i mesfushorit tonë nga stadra aktuale është bërë e domosdoshme, pasi Rene po i shkatërron karierën, duke mos i orfuar prej kohësh as stolin, gjë që ka influencuar edhe në humbjen e vendit të titullarit tek skuadra e De Biazit.