Kahn mund të jetë pranë dorëheqjes, por gjithsesi i kritikon lojtarët

Shefi ekzekutiv mund të jetë në ditët e fundit në detyrë, por gjithsesi ai mbetet drejtues i Bajernit dhe jep opinionet e tij edhe kur pyetet nga mediat. Pas humbjes 1-3 në Mainc, Oliver Kahni nuk i kurseu futbollistët bavarezë duke i kritikuar ashpër. “Ne luajtëm një pjesë të dytë katastrofike, – tha ai, – nuk u duk fare se lojtarët tanë donin të luanin për të dalë kampion. Është shumë e vështirë të dalësh kampion në këtë mënyrë. Në fushë dalin 11 lojtarë që duhet të luajnë për fanelën. Me kaq përpjekje nuk fitohet titulli”.

Sfidanti.al