Mbërrin më në fund një lajm i mirë nga spitali i Medelin, ku Alan Rushel, një nga gjashtë të mbijetuarit nga aksidenti ajror, ku u përfshi skuadra braziliane e Çapekoense, është duke u rikuperuar. Avioni u rrëzua në datën 28 nëntor dhe futbollisti 27 vjeçar pësoi disa fraktura, por tashmë ka filluar të ecë, gjë që e ka publikuar nëpërmjet një video në Tëitter.
“Po rikeperohem mjaft mirë. Së shpejti do të udhëtoj për në Brazil, ku do të vazhdoj fazën e rehabilitimit. I falenderoj të gjithë për forcën që më dhanë, si dhe ndjenjat që më demostruan”, shkruan mbrojtësi i Çapes.
Sfidanti. al