Juvja “sakatohet” për të mundur Sasuolon me 10 vetë!

Fitorja u arrit, madje ishte i dyti rezultat 3-1 radhazi pas atij në “San Siro” ndaj Milanit, veçse vetëm Juventusi e di sesa vuajti për të kaluar Sasuolon. Edhe pse u luajt në stadiumin “Alianc” të Torinos, edhe pse miqtë mbetën me 10 lojtarë që nga fundi i pjesës së parë, sërish kampionët e Italisë e patën tepër të vështirë. Suksesi në Serinë A u arrit me golat e shënuar nga Danilo në 50’ (barazoi Defrel në 58’), Ramsej në 82’ dhe Kristiano Ronaldo në 90’+2. Pra, fitorja erdhi vetëm në 8 minutat e fundit, ndonëse duhet theksuar se ndeshja luhet deri në fund. Sasuolo luftoi fort dhe u paraqit mjaft mirë pavarësisht humbjes.

Me këtë fitore, Juventusi ka tani 33 pikë, vetëm 3 pikë më pak sesa Interi i vendit të dytë, madje duke pasur një ndeshje më shumë në dispozicion atë të shtyrë ndaj Napolit në Torino. Sidoqoftë, trajneri Pirlo u shqetësua shumë nga dëmtimet e pësuara. Dibala dhe Mekkeni dolën nga fusha të lënduar që në 40 minutat e para, dhe kriza e infermierisë vazhdon. Përveç tyre, kampionët nuk kishin De Ligtin, Aleks Sandron e Kuadradon, që të tre të izoluar sepse të sëmurë me koronavirus.

Sfidanti.al