Juventusi thotë se është i bashkuar dhe i përqëndrur në fushë

Bremer shënoi golin e vetëm të ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Lacios, që e kualifikoi ekipin për në gjysmëfinale, dhe më pas deklaroi se gjithçka tek “zebrat” është në rregull. “Ne nuk mendojmë për problemet e klubit, – tha ai, – ne mendojmë vetëm për fushën. Kemi folur me njëri-tjetrin dhe kemi vendosur që të luajmë të bashkuar deri në fund”. Juventusi është në pozita shumë të vështira në Serinë A, dhe teorikisht po lufton për mbijetesën, pavarësisht cilësisë së skuadrës. Ndaj Lacios nuk u pa ndonjë spektakël, por kjo nuk ishte risi për ekipet e Alegrit. Të tillë si Lokateli dhe Kostiç ishin shumë mirë dhe ndihmuan ekipin që e ka përvojën për t’u përqëndruar në një trofe edhe kur është në krizë.

Sfidanti.al