Grinvudi jashtë qelie është tmerri i … Mançester Junajtidit!

Ai që është ende mesfushor sulmues i “djajve të kuq” për momentin është lënë i lirë pasi akuzat për përdhunim janë rrëzuar. Mësohet se ato femra që e akuzonin donin t’i tërhiqnin akuzat që në prill, e kjo do të thotë se Mejzën Grinvud është në rrugë të sigurt drejt lirisë dhe pafajësisë. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se trajneri Erik Ten Hag nuk e ka pritur shumë mirë lajmin pasi do të duhet të fusë në ekip një lojtar me një “prapavijë” të tillë, dhe të prishë ekuilibrat që ai po i ndërton me shumë kujdes duke e kthyer Mançester Junajtidin në një forcë në Angli. Klubi ka nisur një hetim të brendshëm për të përcaktuar nga ana e tij vlerësimin ndaj Grinvudit dhe vetëm pas kësaj do të shikohet se çfarë do të bëhet.

Sfidanti.al