Sa mund t’i kushtojë Realit fitorja ndaj Valencias?!

Eder Militao nuk luan këtë të diel ndaj Majorkës dhe padyshim që mbetet në dyshim për sfidën ndaj Liverpulit në Champions. Nga ana tjetër, Karim Benzema, u nxorr nga fusha për shkak të shqetësimeve fizike, të cilat nuk i janë ndarë gjatë gjithë kësaj kohe, ndonëse trajneri Karlo Ançeloti theksoi se nuk pati asgjë të madhe. E tillë ndeshja e Realit ndaj Valencias në La Ligën spanjolle, të cilën kampionët e fituan 2-0, por mund të kenë paguar një çmim të lartë. Marko Asensio në 52’ dhe Vinisius në 55’ ishin autorët e golave, ndërsa madrilenët janë sërish 5 pikë prapa Barcelonës kryesuese.

Sfidanti.al