Juventusi në Izrael, mos ka nisur “numërimi mbrapsht” për Alegrin?!

Në Itali, mediat e kanë kritikuar me të madhe, për atë që cilësohet si “fundi i epokës së tij”. Masimiliano Alegri është në momentin më të vështirë tek Juventusi, dhe ndeshja e sotme në fushën e Makabit të Tel Avivit në Champions, mund të jetë “gozhda e fundit në qefin” për të. “Pa lojë, askush nuk përmirësohet, Juve, është fundi i Alegrizmit”, shkruan “La Gazeta delo Sporti”. Një barazim në Izrael, apo më keq një humbje, mund të rezultojnë fatale edhe pse shpresa ende ekziston. Në ekip kthehet Di Maria, por trajneri ka shumë dyshime për formacionin.

Sfidanti.al