Juventusi mendon për Salahun, Zaniolon dhe Raspadorin

Operacioni për sulmuesin e Liverpulit mund të jetë tepër i vështirë, ndoshta i pamundur dhe kjo për disa arsye, por gjithsesi në Torino ndoshta duan që ta provojnë. Mohamed Salah edhe mund të largohet nga “Anfildi”, ndërsa klubi anglez nuk ka pranuar ende të diskutojë një rritje të rëndësishme të rrogës dhe kjo jep shpresë tek Juventusi. Salah merr 12 milionë euro në vit, në dorë (përtej taksave), një rrogë aspak e lehtë për italianët, aq më tepër që sulmuesi dëshiron ta rrisë. Për më tepër, Seria A nuk duket aq interesante sa Premier Liga dhe La Liga. Më e lehtë mund të jetë të merren Zaniolo nga Roma (tani që Dibala do të largohet) ose Raspadori i Sasuolos. Zaniolos i kushton kartoni 40-60 milionë euro, ndërsa rroga do të ishte 4-5 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al