Juventus bën goditjen e madhe në merkato

Teun Koopmeiners është një lojtar i Juventusit. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë verës, mesfushori 26-vjeçar më në fund ka zbarkuar në Torino për të nisur eksperiencën e re me fanellën bardhezi. Pas dritës jeshile nga Atalanta, rreth mesditës së djeshme, Koopmeiners u paraqit në J Medical për të kryer kontrollet mjekësore rituale. Vizitat zgjatën mbi pesë orë, me ish-lojtarin e Az Alkmaar që më pas nënshkroi kontratën me klubin deri në vitin 2029.

sfidanti.al