Jo vetëm Shqipëria, në Gjermani futbolli ndalet pa polici!

Natyrisht nuk është i njëjti rast, dhe gjendja është krejt e ndryshme. Gjithsesi, lajmi që vjen nga Drezdeni i Gjermanisë bën përshtypje. Një ndeshje e Bundesligës së dytë, mes Dinamos së Drezdenit dhe Hamburgut, nuk u luajt, pasi policia nuk … u ndodh pranë stadiumit. Forcat e rendit nuk është se nuk deshën, por ishin të impenjuara rëndshëm në përplasje mes demonstruesve të dy krahëve politikë, atij që quhet ekstremi i djathtë, dhe antifashistëve.

“Nuk kemi aq njerëz sa të mbulojmë edhe demonstratat, edhe ndeshjen”, – ishte njoftimi i policisë. E pësoi futbolli, që jo më kot quhet gjëja më e rëndësishme nga të parëndësishmet. Plot 30 000 tifozë priteshin në stadium, përfshi edhe 3 000 nga Hamburgu, dhe klubi vendas deklaroi se ishte shumë i dëshpëruar, dhe se shtyrjen e ndeshjes e quante një katastrofë sportive.

Sfidanti.al