Jo vetëm për finalen e Tiranës, 120 000 kërkesa për bileta në Sasuolo-Milan

Përfunduan shumë shpejt ato “karta” të pakta në stadiumin e vogël. Impianti i Sasuolos mban rreth 18 000 spektatorë dhe kaq do të jenë në ndeshjen ndaj Milanit të dielën në Serinë A. do të jetë java e fundit dhe kuqezinjtë mund të fitojnë titullin pas 11 vitesh pritjeje, ndaj edhe tifozët kanë dashur që të jenë dëshmitarë. Sipas mediave italiane, për Sasuolo-Milan ka pasur 120 000 kërkesa për bileta, pra rreth 100 000 njerëz kanë mbetur me “gisht në gojë”. Nuk dihet mirë sesa ka fituar klubi vendas, por padyshim që flitet për një shifër jashtë normales.

Sfidanti.al