Kur ishte herën e parë në këtë klub, u desh që Sër Aleks Fergusoni ta urdhëronte që të stërvitej më pak dhe të flinte më shumë gjumë. Kanë kaluar gati 20 vjet që nga ajo kohë dhe Kristiano Ronaldo vazhdon të mendojë ditë e natë për përgatitjen e tij fizike. Mediat angleze shkruajnë se superylli portugez është regjistruar në një palestër të veçantë në Mançester, që ka tarifën 255 paundë stërlina në muaj (gjë që për CR7-ën nuk prish asnjë punë). Ai kërkon që të vazhdojë të jetë në maksimumin e mundshëm fizik dhe të luajë në nivele të larta sa kohë të ketë mundësi. Me gjasë, nuk do të largohet nga Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al