Me Bajernin do të bisedohet dhe shpresohet të arrihet një marrëveshje. Në “Kamp Nou” kanë bërë llogaritë dhe kanë kuptuar se deri ku e kanë “hapin”, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez dëshiron një sulmues me numrin 9 me përvojë që të udhëheqë Barcelonën sezonin e ardhshëm. Me ardhjen e Kilian Mbapesë tek Reali, edhe katalanasit kanë nevojë për klas që të luftojnë për titull. Gjithsesi, mediat në Barcelonë shkruajnë se oferta për polakun do të jetë 30 milionë euro. Vetëm në rast të shtrëngesës së madhe, mund të arrihet në 35 milionë euro për kartonin e Levandovskit, që mbush 34 vjeç në verë dhe që ka edhe 1 vit kontratë me Bajernin.
Sfidanti.al